Video & More
Statusmessages and Weathermap you can see here
Probleme me përdorimin e produkteve tona. 1. Shiko videot, 2. Kërko zgjidhje në listen e pyetjeve të parashtruara, 3. Kërko në Forum, 4. Hapni Tiket 5. Nëse ska zgjidhje tjetër, mund të na kontaktoni në telefon.
Probleme me përdorimin, tipet dhe truqet për përdorimin e pajisjeve. Vizitoni forumin tonë, aty njerëzit profesionistë do t'ju pergjigjen dhe do t'ju ndihmojnë. Ju gjithashtu mund të ndihmoni dhe të përfitoni direkt nga ofertat e Streamstorm.
Streamstorm TV schwitzerdütsch
Find out more about our mobile TV subscription in Swiss-German. You can watch it anytime and anywhere.
Streamstorm TV Shqipe / albanian
Find out more about our mobile TV subscription in Shqipe. You can watch it anytime and anywhere.
Streamstorm TV german
Find out more about our mobile TV subscription in German. You can watch it anytime and anywhere.
Depaketimi
Në fillim bëhet depaketimi i boxit. Këtu mund të shihni përmbajtjen e kutisë, ashtu siç ua dërgojmë ne.
Si ta lidhni me TV
Në këtë Video, ne shpjegojmë se sa lehtë është të fusni IPTV Boxin në përdorim.
Rregulloni vet problemet me rrjet
Keni problem me rrjetin e internetit në box? Këtu është zgjidhja.
Pyetjet më të shpeshta për IPTV / Lista e pyetjeve
Çka është Streamstorm IPTV? Sat over IP?
Streamstorm është një IPTV (Television përmes Internetit) provajder me seli në Zvicërr. Ofertat tona përfshijnë TV Kanale, Videos on Demand (VoD), Audio on Demand (AoD) dhe gjithashtu radio-stacione nga mbarë bota. Oferta është e vlefshme botërisht.
Si mund ta përdor Streamstorm IPTV?
Shërbimi mund të paguhet në baza mujore apo vjetore. Pranimi i sinjalit është i mundur përmes STB BOX, TV smart me aplikacionin MINISTRA ose pajisjet Android/Apple.
Ju nevojitet shpejtësi e Internetit prej së paku 10mbit/s (10'000kbit/s)..
A mund të bëhet incizimi i kanaleve apo të shikojmë një TV kanal pas një kohe?
Po, deri në 7 ditë. Incizimet gjithashtu janë pa limit në HDD dhe USB.
Cilat kanale mund t'i marrë?
A mund t'i përzgjedhim se cilat kanale do t'i marrim?
Po, ju mund të markoni kanalet si FAVORITE me butonin F3 në telekomandë, me butonin F2 ju e shfaqni listën, ndërsa me F4 ju mund t'i bartni kanalet.
Mund t'i kem kanalet lokale zvicerrane?
Po
Mund t'i kem kanalet lokale zvicerrane jashtë Zvicrrës?
Jo, ne ende nuk kemi një marrëveshje të tillë me transmetuesit lokal. Ne vazhdimisht punojmë që në të ardhmën ta kemi edhe atë mundësi.
A mund të përdor më shumë se një pajisje në shtëpi?
?
Po, ju mund të përdorni disa pajisje, por ju duhet të paguani 1 abonim per pajisje. Ne aplikojmë zbritje në abonimet shtesë. Llogaria do t'ju bllokohet nëse është përdorur më shumë se 1 herë pa lejen tonë.
A ka dallim në kualitet kur ne shikojmë IPTV, në krahasim me TV tradicional?
Po, sistemi satelitor ofron kualitet më të mirë sesa sinjali IPTV, i cili gjithashtu është i kompresuar për t'u mundësuar transmetimi.
IPTV mund të transmetohet kudo në botë, krejt çka ju duhet është interneti. Nuk kërkohet instalim, vetëm lidheni në TV. Shumica e kanaleve tona transmetohen në formatin HD.
Cilat mënyra të pagesës mundu t'i përdor?
Paypal: Visa, Mastercard, American Express over a secure connection.
Parapagesë: Fakturë me email, me afat pagese deri 10 ditë.
Stripe: Visa, Mastercard, Giropay, SOFORT, SEPA Direct Debit
Cila monedhë është e pranueshme për pagesë?
CHF, USD, EURO
Çfarë ndodhë pas 1 viti?
Abonimi juaj është valid 1 vjet prej datës së aktivizimit. Abonimi nuk vazhdohet në mënyrë automatike. Megjithatë, kohë pas kohe ne i shpërblejmë klientët tanë besnik me zbritje dhe promocione.
Ne nuk i shpërndajmë të dhënat tuaja tek palët e treta.
A mund t'a përdor jashtë vendit?
Po, vetëm lidheni me internet dhe filloni ta përdorni.
Nëse kjo s'është e mundur, kontrolloni parametrat e rrjetit në pajisjen tuaj. Ose, provoni nga kompjuteri t'i qaseni faqes tonë:
http://streamstorm.to/ (nëse funksionon, atëherë gjithçka është në rregull)
If you don't get a connection, you can contact us via the support form or by phone
A mund të operoj IPTV nëpër WLAN?
Po, megjithatë mund të ketë disa pengesa të cilat mund të paraqesin keqfunksionim të kanaleve. Burimet e interferencave janë: dyert, muret, kuzhina, mikrovala, etj.
A ndikon IPTV në rrjetin e internetit në shtëpi?
Po. IPTV shfrytëzon ndërmjet 2-15 mbit për Stream si dhe kur bëni incizimin e kanaleve.